Aktualitet
U paraqit në SPAK pas Monikës, Fatime Kryemadhi ironizon prokurorët
Sot në SPAK, pas Monika Kryemadhit u paraqit edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. Ajo u shpreh me ironi se po hetohet se është e paprekshme.
Më tej theksoi se nuk dha sqarime para prokurorëve pasi nuk ka asgjë për të cilët të jap sqarime sepse shtëpia është e saja.
‘Shtëpia është e imja. Nuk dal. Po hetohem se jam e paprekshme.
Nuk dhashë sqarime se nuk kam çfarë të jap. Kam shtëpinë time. Ju nuk keni shtëpi?! Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit. Çfarë të jap deklaratë ato i bëjnë vetë të gjitha. Unë jam plak.’