Kronike
U plagos rëndë në atentat në Tiranë, 17-vjeçari niset për terapi mjekësore jashtë vendit

Të tjera detaje mësohen në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga atentati i ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Tiranë.
Shtetasi i mitur 17-vjeçar me inicialet M.D, i plagosur, është dërguar për terapi mjekësore jashtë vendit. Ai është djali i pronarit të kompanisë ““Pelikani Security”.
Kujtojmë se natën e kaluar, një breshëri plumbash është drejtuar për në makinën “G Class” ku udhëtonin katër persona, shoferi 34 vjeç Arens Stafa, 19-vjeçari Kian Mullai, si dhe dy vëllezërit e mitur M.D 17 vjeç dhe D.D 11 vjeç.
Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjet. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.

