Kronike
U rrëzua në trotuar, humb jetën turistja polake
Një shtetase polake 83-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht në trotuar në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, ku si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spital. Pas rrëzimit në trotuar, polakja është transportuar menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë. Grupi hetimor ka nisur punën, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi nga policia
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.