Connect with us

Aktualitet

U shpall i humbur në kufirin serbo-kroat, gjendet në Itali Leo Roci

Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se familjari i tyre i ka kontaktuar nga Italia ditën e sotme.

Roci u shpall i humbur ditë më parë dhe ishte parë për herë të fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Raportohet se familja e tij ka kontaktuar zyrën e Ministrit të Brendshëm për të njoftuar se Roci i ka kontaktuar nga territori italian.

Familja Roci ka falënderuar Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Rocit.

Advertisement