Politike
U tall me Trumpin/ Këlliçi: Ky nuk i duhet Shqipërisë, kllouni Rama e ka vendin vetëm në cirk
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj talljes që bëri kryeministri Edi Rama me Presidentin e ShBA, Donald Trump, gjatë bisedës me presidentin francez Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Aliev, në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagën.
Duke sjellë në vëmendje skandalin e vitit 2016, kur Rama e quajti Trumpin një rrezik për mbarë botën, Këlliçi thekson në Facebook se, i njëjti personazh tashmë ka marrë rolin e komedianit dhe ka kurajon të tallet sërish me presidentin e vendit më të fuqishëm të globit dhe aleatin tonë kryesor!’
‘Ky nuk është kryeministri që i duhet Shqipërisë! Kllouni Rama e ka vendin vetëm në cirk!’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Kukulla e Sorosit sërish në aksion! Edi Rama është i vetmi politikan në botë që theu rekord ndërkombëtar gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit 2016, duke dalë në CNN dhe duke e quajtur Donald Trump një rrezik për mbarë botën.
Ndoshta sepse ndihej i sigurtë në fitoren e klanit korruptiv Soros, si një strukturë e pasfidueshme pushteti.
I njëjti personazh tashmë ka marrë rolin e komedianit dhe ka kurajon të tallet sërish me Donald Trump, Presidentin e vendit më të fuqishëm të globit dhe aleatin tonë kryesor!
Ky nuk është kryeministri që i duhet Shqipërisë! Kllouni Rama e ka vendin vetëm në cirk!