Connect with us

Aktualitet

‘U tërbofsh se na tërbove’, çfarë reklamonte në TikTok Erisa Fero

Erisa Fero, punonjësja e AKSHI-t e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, kryesisht në ‘Tik Tok’ ku reklamonte jetën e saj të përditshme. Në një prej videove të postuara, Fero shihet teksa kërcen nën ritmet e muzikës.

“U tërbofsh se na tërbove,”– shkruan ajo krah videos.

Në një tjetër video ajo shkruan me humor se do të preferonte të mbytej në det, para se t’i besonte sërish ‘atij’.

Ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Erisa është ndjerë mjaft krenare për faktin që kreu i qeverisë Edi Rama ka rrethuar zonën dhe ka ngritur një perimetër sigurie, të cilin ish-i dashuri i saj nuk do të mund ta kalonte dot, pasi nuk është pjesë e administratës, si ajo.

Sulmi ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, ngjarje e ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ka qenë një arsye më shumë që Erisa të qeshte.

“Nuk mund të ndaloj së pari kaq shumë here,”- shkruan ajo teksa shpërndan videon e sulmit.

Jetën që bënte, ajo e justifikon me një video ‘humoristike’.

“Kur ajo të pyet gjithë kohën me çfarë merresh që ke kaq shumë lekë, ndërkohë ti, pa punë!,”- shkruan ajo në një video ku duke një makinë me targa angleze.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

Advertisement