Aktualitet
U vra nga ish i dashuri pas ndarjes, publikohet fotoja e viktimës
Publikohet fotoja e Danjela Nezës, 28-vjeçarja shqiptare që u vra me armë zjarri me një plumb në kokë nga ish-partneri i saj.
E ndjera me ish-in e saj, janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.
Ai nuk ka pranuar dhe në konflikt verbal e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë. Autori i ngjarjes së rëndë kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona.
Në dëshminë e tij, autori i vrasjes është shprehur se e ka vrarë Danjelën pasi ajo e kishte fyer.