Kronike
Uashingtoni diktaturë mbi Europën
Fjalimi i Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte një aktakuzë kundër Shteteve të Bashkuara dhe ku Moska pohon arsyet e vërteta të luftës në Ukrainë, por që gjithmonë prej Presidentit Putin, është përcaktuar si një “operacion ushtarak special”
Nga foltorja, kreu i diplomacisë ruse Lavrov ishte shumë i qartë
“Rusofobia zyrtare e Perëndimit ka arritur në nivele groteske të papara më parë. Ata nuk ngurrojnë të deklarojnë qëllimin e tyre dhe dëshirën për një disfatë ushtarake të Rusisë, deri edhe për të na shkatërruar dhe për të copëtuar vendin tonë. Në vend të dialogut – vazhdoi shefi i diplomacisë ruse, – duhet të përballemi me dezinformatat dhe gënjeshtrat e Perëndimit që minojnë besimin në ligjet dhe institucionet ndërkombëtare”.
Për Lavrov, Uashingtoni është gjithashtu diktaturë mbi Europën.
Ndërkohë në Rusi, policia ka ndaluar më shumë se 7000 aktivistë që demonstrojnë në qytete të ndryshme kundër ndërhyrjes në Ukrainë.
Ndërkohë rezervistë rusë që i janë përgjigjur mobolizimit, po mbërrijnë në njësitë ushtarake për stërvitje.
Presidenti rus Putin sapo ka nënshkruar disa amendamente në legjislacionin penal që parashikojnë deri në 10 vjet burg për ushtarët që dezertojnë ose refuzojnë të mobilizohen.
Por me mijëra janë edhe ata që po largohen nga vendi. BBC raporton se ka radhë dhjetë kilometra të gjatë në kufi për të hyrë në Gjeorgji. Finlanda ka bërë të ditur se numri i rusëve që kanë hyrë në vend është dyfishuar.
https://www.youtube.com/watch?v=9_8eH4nCjyU