Connect with us

Shkrime

Ukraina? Vetëm një hartë në mur…

Në politikë, një foto vlen sa një mijë fjalë.

Kjo foto në Zyrën Ovale tregon gjithçka.

Trump në qendër.

Europa e gjunjëzuar përballë tij që po lutet për garanci për vete. Ukraina?

Vetëm një hartë në mur.

Kjo është pamja e vërtetë e luftës.

Ngjyrat rozë mbi hartë tregojnë tokat e pushtuara nga Rusia.

Mesazhi është brutal.

Kjo foto është një skenë e ftohtë që na e dhuron realpolitika.

Amerika është regjisori.

Europa është publiku.

Ukraina është skena. Dhe Trump… është ai që vulos fundin e lojës.

Nga Red Varaku – Moderator i emisionit “Jashte Kontrollit” ne NTV TELEVIZION

Advertisement