Connect with us

Rajon

Ulëret e bërtet Vuçiç/ Çekuilibrimi i presidentit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se Serbia është e vendosur për të vazhduar dhe përshpejtuar rrugën evropiane, por duke shtuar se Serbia pret sinjale të qarta nga komuniteti i shteteve evropiane, se vendi I tij është anëtar i dëshirueshëm.

Presidenti i Serbisë i shqiptoi këto fjalë vetëm pak ditë pasi Parlamenti Evropian miratoi një Rezolutë në të cilën shpreheshin dyshime serioze për rregullsinë zgjedhore të sjelljes së Aleksandër Vuçiçit, gjegjësisht vjedhjen elektorale, dhe Komisionit Evropian i kërkohet të kryejë një hetim ndërkombëtar me këtë rast.

Sipas vlerësimeve të shumë vëzhguesve relevantë të situatës, kjo është goditja më e rëndë e Bashkimit Evropian ndaj regjimit të Vuçiçit, që nga fillimi i qeverisjes së tij.

Duke komentuar deklaratën e Aleksandër Vuçiçit për përkushtimin e Serbisë për të përshpejtuar rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin e shteteve evropiane, Biljana Stojkoviç, bashkëkryetare e partisë Zajedno, i tha Danasit se deklarata e Vuçiçit tregon qartë se sa jashtë ekuilibrit doli ai nga rezoluta e votuar nga Parlamenti Evropian.

“Deklaratat e Vuçiçit për publikun serb, se dokumenti është i parëndësishëm, bien në ujë. Kur komunikon me ose për BE-në, ai bërtet me zë të lartë se Serbia është në rrugën evropiane, sikur ajo zhurmë dhe ai show do varros, vlerësimin e Unionit, për qeverinë e tij”

– tha Biljana Stojkoviç.

Siç shtoi ajo, sipas njohurive të saj të drejtpërdrejta nga disa eurodeputetë, përfaqësuesit e Vuçiçit u përpoqën të pengojnë shkrimin dhe votimin e Rezolutës në mënyra të ndryshme, duke përfshirë kërcënimet për ndërprerjen e komunikimit me Parlamentin Evropian dhe zyrtarë të tjerë. Paniku në kokën e tij dhe në radhët e klikës së tij nuk është i vogël, beson Stojkoviç

Advertisement