Connect with us

Aktualitet

‘Unë e di se çfarë djali kam edukuar’/ Flet babai i 20 vjeçarit që u plagos në “Qytet Studenti”

Admir Demiraj, babai i 20-vjeçarit Aron Demiraj që u plagos paraditen e sotme në “Qytet Studenti” në Tiranë,  ka zbuluar gjendjen shëndetësore të të birit, duke thënë se është jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka deklaruar se e di se çfarë djali ka rritur dhe ka edukuar dhe sipas tij, as që e mendonte se do t’i ndodhte kjo gjë. Babai i të plagosurit ka theksuar se sot është fakt që nuk ka fare siguri në vend.

“Djali im është 19-vjeç, studentë në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di ça djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër, problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë duke porositur mësuesit që të kontrollojnë çantën e djalit vogël që e kam 12 vjeç që mos të marr ndonjë gjë që s’duhet në shkollë, për të madhin as që më kishte shkuar mendja fare se do i ndodhte kjo.

Mjekët më kanë thënë se është jashtë rreziku për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë djalin, por u mallëngjeva, zura të qaj dhe nuk mund të flas me të. Më vjen keq për ata prindër ça djali kanë rrit, ai që ia bëri djalit tim këtë”, tha babai.

Burime për media bëjnë me dije se diskutimi mes autorit, 19-vjeçarit Ajdin Ajazi dhe të plagosurit, 20-vjeçarit Aron Demiraj, nisi pas fjalëve: “Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”.

Advertisement