Connect with us

Pinknews

“Unë e di se flas me burrë…”/ Xumi nuk pranon refuzimin e Eglit: Ndjenjat njohin moshë?

Xumi dhe Egli janë përfshirë në një debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother Vip 4.

Gjithçka nisi pas një komenti të Xumit lidhur me ushqimin që sapo kishin konsumuar.

Xumi, duke komentuar për fileton në një debat me Gjestin, u shpreh duke të i thënë se kush e di se çfarë i kanë hedhur salcës së filetos, duke e ditur që ato ishin gatuar nga Egli dhe Rozana.

Në momentin që Xumi tha këtë, Egli reagoi menjëherë, duke i thënë Xumit të gjente diçka tjetër për të marrë shembuj dhe të mos luante me ushqimin, pasi ishte ajo që kishte gatuar filetot.

Kjo përgjigje u kuptua si një kundërpërgjigje e ashpër, gjë që shkaktoi tension mes të dyve.

Ku pas një debati me Rozanën për këtë temë, Xumi e pyeti Egli-n për arsyen e sulmit, duke theksuar se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte.

Pavarësisht përpjekjeve për të qartësuar situatën, ndërsa diskutimi vazhdonte, Egli përdori një shprehje të papritur: e drejtohet Xumin me fjalën “zemra”.

Kjo shprehje e përdorur nga Egli ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie te Xumi, i cili, gjatë bisedës kërkoi që Egli ta përsëriste këtë fjalë pasi i kishte pëlqyer. Si dhe në bisedë, gjatë kohës që Egli po shpjegonte situata ai i thotë që mbaron pas saj.

Egli menjëherë u largua nga biseda, e acaruar, duke i thënë Xumit: Unë e di se flas me burrë…

“Unë nuk po flas me adoleshent”, tha Egli.

“Ndjenjat njohin moshë?”, ia ktheu Xumi.

“Për mua je njësoj si të tjerët, s’po të them si të tjerët, por njësoj, ka gjëra që s’më pëlqejnë”, ia ktheu Egli.

Kjo deklaratë e Eglit, që nënkuptoi se ai sillet ende si fëmijë, duket se e lëndoi Xumin duke e lënë atë të heshtur.

Advertisement