Kronike
Unë jam përdhunuesi/ Rrëfehet Kledi
Zbardhen zhvillimet në rastin e tentativës për përdhunim të 20-vjeçares në Nicë nga shqiptari Kledi Sulollarri, pasi ka denoncim se “dragoi” atë natë ka pasur bashkëpunëtor me vete.
Sipas mediave greke, pas arrestimit të 28-vjeçarit që tentoi të përdhunojë dhe rrahë brutalisht 20-vjeçaren në Nicë, persona nga ambienti i viktimës po flasin edhe për një bashkëpunëtor të autorit atë natë.
Konkretisht, në bazë të denoncimit, banorët e lagjes ku 20-vjeçarja kërkonte në mënyrë të dëshpëruar ndihmë, zbulojnë se së bashku me autorin 28-vjeçar, kanë parë edhe një burrë tjetër, i cili, madje i ka thënë “hajde ikim se do të hyjmë në telashe”.
Në fakt, bashkëpunëtori dyshohet se ka kuptuar ekzistencën e kamerave në zonë dhe ka vendosur të ikë. Njëkohësisht, nga ambienti i afërt i viktimës 20-vjeçare thuhet se vetë ajo e ka denoncuar në polici, por rasti nuk është hetuar më tej.
Shqiptari i cili ka marrë dhe nofkën ‘Dragoi i Pireut’, u kap në afërsi të sheshit 25 Mars në Nice, pasi sulmoi dhe tentoi të përdhunonte një të re, e cila po kthehej në shtëpi. Kur ajo rezistoi, 28-vjeçari filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Një banor dëgjoi thirrjet e vajzës për ndihmë dhe njoftoi policinë. Efektivët në vendngjarje dhe identifikuan autorin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, i cili përputhej me përshkrimin e vajzës.