Pinknews
“Unë jam sfungjer…”/ Rozana: Shpresoj që ‘bashkëvuajtësit’ tanë të kenë fuqinë të më shtrydhin
Bidseden mes dy vajzave, konkurente ne BB vip ndiheni ne video
Rozana Radi është banorja e radhës që i bashkohet Big Brother VIP në këtë edicion të katërt. Artistja është futur në shtëpi duke performuar këngën e saj më të re, “Vetes”.
Në përfundim të performancës, Rozi është shprehur se e ka filluar jetën disa herë nga zero dhe Big Brother për të është një “0” që do të kapërcejë disa numra të jetës së saj.
Ledioni: Rozana Radi, banorja më e re e Big Brother. Nuk do të doja të tregohesha cinik dhe është një shprehje që thotë se jeta e të gjithëve ne është e përbërë nga fitore të vogla dhe humbje të mëdha. Në rastin tënd ti ke dashur ta fillosh gjithmonë dhe shpresh fatkeqësisht nga “0”. Çfarë është Big Brother për ty në këtë moment të jetës tënde? Ti vjen nga lartë…
Rozi: Unë e kam filluar jetën disa herë nga zero dhe BB për mua është një “0” që do të kapërcejë disa numra të jetës time dhe shpresoj që këto numra të jenë të këndshëm sepse nuk i dihet jetës.
Ledioni: Ke ndonjë emocion apo merak?
Rozi: Kam emocione, por ne aktorët në përgjithësi i kemi emocionet të kontrolluara. Kështu që çdo gjë do ta kontrolloj aq sa do të ma lërë nata dhe dita.