Connect with us

Kosova

Ura po sjellë luftë/ Daçiç kujton se ura në Ibër ka qenë çështje politike

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiç tha se çështja e urës mbi Ibër në Mitrovicë të Kosovës nuk mund të kontribuojë në pajtim, por vetëm mund ta përkeqësojë situatën.

“Çështja e urës në Ibër nuk është çështje që fillon nga sot, pasi ajo ka filluar që nga viti 1999 për arsye sigurie, pasi është pengesë për agresionin ndaj asaj pjese të Kosovës ku serbët kane jetuar në mënyrë autonome në raport me pjesët e tjera të Kosovës”, tha Daçiq për televizionin Pink.

Ai vlerësoi gjithashtu se synimi i disa vendeve të huaja është që të shkaktojnë destabilitet në këtë pjese, sepse atëherë do të duhet edhe një “gjykatës”.

Serbia, shtoi Daçic, nuk ka probleme të brendshme dhe është faktor stabiliteti dhe një Serbi në progres është në interesin e të gjithëve.

Ministri serb i Punëve të Brendshme tha gjithashtu se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhija me statusin e tij në Facebook ka bërë thirrje hapur për vrasjen e policëve serbë dhe theksoi se kushdo në botë që do të urdhërojë një gjë të tillë, do të arrestohet.

Kujtojmë se Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “kushdo që vret një polic serb, ka respektin e tij”.

“Kjo është një thirrje e drejtpërdrejtë për vrasjen e policëve serbë dhe jo vetëm kaq, por një qëndrim brutal ndaj serbëve në tërësi, por askund nuk kam dëgjuar te kete qoftë edhe një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Heshtja do të thotë miratim” – tha deklaruar Dacici

Deklarata të tilla, shtoi ministri, janë në kundërshtim me “logjikën e shëndoshë” dhe disa deklarata parimore se ata duan paqe dhe pajtim në rajon.

Advertisement