Kronike
Uragani ‘IAN’ në Florida

Numri i njerëzve të mbetur pa energji elektrike në Floridën jugperëndimore është rritur në 1.8 milionë pas mbërritjes së uraganit shkatërrues Ian, një nga më të dhunshmit që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara.
Uragani po humbet fuqinë dhe tani ka zbritur në kategorinë 2 nga 5, me erëra me shpejtësi 168 km në orë.
Televizionet amerikane vazhdojnë të transmetojnë imazhe apokaliptike të shtëpive të shkatërruara, pemëve të shkulura nga toka dhe makinave të zhytura nga përmbytjet,
Niveli i detit në disa zona është rritur në 4 metra dhe rreth 2.5 milionë banorë të Floridës i janë nënshtruar urdhrave të detyrueshëm evakuimi.
Disa zona janë ende shumë të rrezikshme për të organizuar operacione shpëtimi.
Ndërsa sipërfaqja e oqeanit ngrohet për shkak të ndryshimeve klimatike, ka të ngjarë të rritet numri i stuhive të fuqishme tropikale ose cikloneve, me erëra më të forta dhe më shumë reshje.
https://www.youtube.com/watch?v=dsaa3zzvAlw

