Connect with us

Bota

URANIUMI JETON/ CIA grusht Trumpit: Programi bërthamor i Iranit nuk u shkatërrua

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoë, Natanz dhe Esfahan, nuk shkatërruan në mënyrë të rëndësishme programin nuklear të republikës islamike, por e shtynë atë për disa muaj.

Ky vlerësim, që nuk ishte raportuar më parë, është prodhuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), njësi e inteligjencës e Pentagonit. Vlerësimi bazohet në një analizë të dëmeve të shkaktuara nga sulmet, që është realizuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së pas goditjeve ajrore.

Sipas burimeve, analiza e dëmit dhe ndikimi i sulmeve në ambiciet bërthamore të Iranit janë ende në zhvillim dhe mund të ndryshojnë ndërkohë që po mblidhen më shumë të dhëna. Megjithatë, rezultatet e para përmbushin një pamje të ndryshme nga ato që ishin dhënë më parë nga zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe administratës Trump, teksa ata kishin pretenduar se sulmet “shkatërruan plotësisht” impiantet e pasurimit bërthamor të Iranit, ndërkohë që Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte theksuar se ambiciet bërthamore të Iranit “ishin zhdukur”.

Dy nga personat e njohur me vlerësimin thanë se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit nuk ishin shkatërruar dhe se centrifugat ishin kryesisht “të paprekura.”

Advertisement