Kronike
‘Urdhër’ për qytetarët

Të martën Tirana do të presë për herë të parë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të Samitit.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor.
Ndërkaq Policia ka kërkuar mirëkuptim nga të gjihë qytetarët pasi nësë nuk zbatohen këto rregulla automjetet do të lëvizen me karrotrec nga zonat e kuqe

