Rajon
USAID në Kosovë e Serbi/ Diplomatja amerikane inkurajon Kurtin e Vuçiç
Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, gjatë javës pritet të vijë në Kosovë, e pastaj të udhëtojë drejt Serbisë, për të takuar liderët e të dyja vendeve.
Qëllimi i vizitës është që t’i inkurajojë ata të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Power do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik.
Ajo do të jetë zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që të kthehen në dialogun paqësor.