Lifestyle
Ushqimet më të mira për tensionin e lartë
Presioni i lartë i gjakut prek të rinjtë, të rriturit dhe të moshuarit. I ashtuquajturi ‘vrasësi i heshtur’, shpesh nuk ka shenja paralajmëruese, ndaj ju duhet të tregoni vetë kujdes me ushqimin që hani.
Më poshtë keni disa nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë, nëse doni të keni shëndet mirë dhe të ulni presionin e gjakut nëse vuani nga kjo sëmundje.
1. Bajamet dhe arrat
Bajamet dhe arrat përmbajnë yndyra të pangopura, që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.
2. Banane
Bananet janë të pasura me kalium, i cili mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.
3. Hudhra
Për shkak të përmbajtjes së lartë të allicinës, ky produkt mund të luftojë gjithashtu simptomat e hipertensionit.
4. Patatet
Patatet kanë magnez dhe kalim, që ndihmojnë në shëndetin e mirë kardiovaskular.
5. Fara luledielli
Edhe pse të vogla, ata ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.
6. Fasule
Fasulet kanë magnez, kalium dhe fibra, që janë të dobishme për shëndetin e zemrës.
7. Speci djegës
Relakson enët e gjakut dhe ul hipertensionin
8. Shafrani i Indisë
Ai lehtëson inflamacionin, forcon zemrën dhe përmirëson rrjedhën e gjakut.
9. Spinaqi
Ky produkt është i pasur me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
10. Panxhari
Lëngu i freskët i panxharit mund të ndihmojë në detoksifikimin e gjakut, trajtimin e mbipeshes dhe uljen e presionit të gjakut.
11. Vaj ulliri
Përmban antioksidantë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mirë të zemrës dhe uljen e presionit të gjakut.
12. Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e dobishme për shëndetin tuaj, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
13. Fara liri
Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3 që gjenden tek farat e lirit, këto fara ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
14. Domate
Ky produkt popullor është i pasur me likopen, i cili zvogëlon në masë të madhe presionin e lartë të gjakut.
15. Vaj susami
Studimet tregojnë se vaji i farës së susamit zvogëlon presionin e gjakut dhe ndihmon në mbrojtjen e hipertrofisë së zemrës