Lifestyle
Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë dimrit
Produktet e freskëta dhe me lëng janë një mundësi e mirë dhe e shëndetshme për t’u ushqyer në dimër. Gjatë kësaj stine është e rëndësishme që të evitohen ushqimet me pak ose pa vlera ushqyese.
Më poshtë ju kemi sjellë ju një listë me ushqimet që nuk duhet t’i hani në dimër.
1- Asparagu
Stina më e mirë për ta ngrënë asparagun është pranvera. Në dimër, asparagu transportohet në distanca të gjata nga Peruja ose Kina. Gjatë kësaj periudhe jo vetëm i ikën shija dhe vyshket, por ikin dhe vitaminat.
2- Zarzavate të paketuara
Zarzavatet e futura në qese janë të lara dhe prera më parë, për ta bërë më të lehtë dhe të shpejtë konsumimin. Por larja përpara dhe paketimi për t’u shitur dëmton fibrat e zarzavatit dhe humbasin vitaminat. Më mirë konsumoni zarzavate të mbjella vetë, ose prisni sa të vijë stina kur mund t’i konsumoni bio.
3- Luleshtrydhe dhe boronica
Vera është koha më e mirë për rritjen e frutave. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C dhe plot kolagjen, ndërsa boronica mund të ndihmojë për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të rritur aktivitetin e trurit. Por është më mirë të konsumoni luleshtrydhet dhe boronicat e rritura në vendin ku jetoni. Ato që transponohen nga shumë kilometra larg nuk kanë as aromë dhe as vlera ushqyese.
4- Misër
Misri rritet vetëm në verë dhe në asnjë stinë tjetër. Pra, misri që gjeni në supermarket tani në dimër nuk është aq i shëndetshëm sa mendoni ju.
5- Produkte të qumështit
Disa produkte të qumështit si gjiza dhe qumështi duhet të konsumohen me kujdes gjatë dimrit. Gjiza mund të rrisë sekretimin e mukusit nga gjëndrat dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit. Njerëzit që kanë kollë, ftohje ose që vuajnë nga astma nuk duhet të hanë gjizë, pasi përkeqëson gjendjen e tyre. Kjo sepse qumështi mund të shkaktojë gëlbazë.
6-Sheqer
Rezulton se, sheqeri mund të nxisë disponimin depresiv, veçanërisht në dimër. Konsumimi i sheqerit shkakton inflamacion në trup dhe zvogëlon lëshimin e dopaminës, një element që luan një rol në mënyrën sesi ndjejmë kënaqësi.
7- Mish i kuq
Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave që janë të nevojshme për forcimin e muskujve dhe metabolizmit. Sidoqoftë, konsumimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë një përqendrim të mukusit në fytin tuaj. Është më mirë të hani mish pule ose peshk gjatë kësaj stine.