Connect with us

Kronike

Ushqimet shtrenjtohen më shumë

Pavarësisht se gjithçka është shtrenjtuar, Shqipëria vijon të renditet ndër vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.

INSTAT ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili i bën ndryshimet e çmimeve të krahasuara me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas INSTAT, Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2022 është 8,0 % nga gati 12% që është për mesataren e bashkimit Europian me 27 shtete. Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.

Ky nivel relativisht i ulët i inflacionit shpjegohet me energjinë, e cila në Europë është bërë shumë e shtrenjtë për konsumatorët, duke dhënë ndikimin kryesor në treguesin e inflacionit, ndërsa në Shqipëri, çmimi për konsumatorin familjar ka mbetur i pandryshuar deri tani.

Sipas Eurostat, në eurozonë në tetor inflacioni arriti në një rekord të ri prej 10.6%, me energjinë që u shtrenjtua me 41.5%, duke ndikuar në 4.4 pikë përqindje të rritjes së inflacionit.

Ndërsa në Shqipëri, në inflacionin e harmonizuar të tetorit 8% ndikimin kryesor e kanë ushqimet dhe pijet alkolike..

Advertisement