Aktualitet
Ushqimi që nuk duhet ta lajmë para se ta gatuajmë
Ne priremi të lajmë frutat, perimet dhe mishin përpara se të gatuajmë.
Megjithatë, ka disa ushqime që nuk kanë nevojë për larje edhe nëse mendojmë kështu. Një prej tyre janë kërpudhat e bardha
Të shijshme dhe të shëndetshme, ato përdoren në shumë receta. Pra, mësoni se nuk kanë nevojë për njomje, as larje me ujë të bollshëm. Sipas shefave të kuzhinës , për shkak se kërpudhat thithin shumë ujë, humbasin shijen e tyre gjatë gatimit.
Ajo që mund të bëni është t’i shpëlani shpejt dhe më pas t’i fshini mirë me një peshqir letre. Ose mos i lani fare dhe thjesht fshijini me një peshqir të lagur.