Bota
Ushtria izraelite pranon vrasjen e një të mituri palestinez në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite ka konfirmuar se forcat e saj kanë qëlluar për vdekje një djalë palestinez 16-vjeçar, duke pretenduar se ai po hidhte gurë drejt ushtarëve gjatë një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Bregu Perëndimor.
Në një deklaratë të shkurtër, të cituar nga The Times of Israel, Ushtria Izraelite tha se pranë Bethlehemit shpërtheu një “trazirë”, gjatë së cilës u hodhën gurë drejt forcave izraelite. Sipas deklaratës, trupat përdorën mjete për shpërndarjen e turmës dhe më pas “hapën zjarr ndaj nxitësit kryesor”, duke shtuar se “u konstatua goditja”.
Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez identifikoi viktimën si Ammar Yasser Muhammad Taamra, 16 vjeç.
Ngjarja ka rindezur shqetësimet për përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga ushtria izraelite kundër palestinezëve, përfshirë të mitur, në territoret e pushtuara, në një kontekst tensionesh të vazhdueshme dhe përplasje të shpeshta në Bregun Perëndimor.