Connect with us

Kronike

Ushtroi dhunë ndaj gruas, vihet në pranga 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Sipas Policisë, mësohet se 57-vjeçari me iniciale R. C., banues në Lushnjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. C., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij,”- thuhet në njoftimin e P1olicisë.

Advertisement