Aktualitet
Vangjeli: Arrestimi i Metës dhe Veliajt, në opinion po shpërndahet ndjesia e egërsisë dhe tensionit

Lorenc Vangjeli shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si dy figura të rëndësishme të politikës shqiptare, Ilir Meta dhe Erion Veliaj, po përballen me gabimet e tyre.
Vangjeli theksoi se është e papranueshme që këto gabime të përsëriten dhe të justifikohen, duke theksuar se ndjesia e egërsisë dhe tensioneve që po shpërndahet në shoqëri është një fenomen që nuk duhet toleruar. Sipas tij, ky kontrast mes të dyve, që janë në dukje të ndarë, por të lidhur nga fati i tyre i përbashkët, pasqyron një realitet të errët për politikën dhe shoqërinë shqiptare.
“Do të dukeni konstrast me atë që ju paralajmëruat që në fillim në momentin e ndalim të ish kryetarit të bashkisë, që atje duket që ka diçka serioze thelbësore nuk është thjesht çështje forme që nuk shkon. Ashtu siç ndodhi me Erionin do duhej të kishte ndodhur edhe me Ilirin. Një gjë e ligë dhe e gabuar nuk duhet të justifikoj vetveten nëse përsëritet. Do të duhej të ishte ndryshe dhe është krejtsisht e papranueshme kjo ndjesi egërsie që imponohet dhe i injektohet gjithë shoqërisë. Ajo që i bashkon këta dy personazhe aq armiqësor me njëri-tjetrin, Metjan dhe Veliajn është fati i tyre i përbashkët në mënyrën sesi po përballen me të.” – tha Vangjeli.

