Connect with us

Aktualitet

Vatikani i Tiranës/ Dervishi: Duhet një shtet i ri…

Nga Lutfi Dervishi

Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen kembekryq për të pirë raki, vendit ku festat fetare dhe pagane festohen me të njëjtin zell, i mungon një element thelbesor – një Vatikan i ri, një vatikan 2.0 jo me Pape, por me dervish.

Kryeministri Edi Rama, që fatin e keq që i ka rënë të qeverisë një vend të vogël e kompenson me idete e medha, i ka paraqitur New York Times projektin e “Shtetit Sovran të Urdherit Bektashi”

Vatikani 2.0 do të jetë një shtet i vogel i vendosur në mes të Tiranës. Kryeqyteti ka gjithçka, por i ka munguar një shtet tjetër.

Ndokush mund të pyese: pse na duhet shtet, duke pasur parasysh traditën e gjatë të tolerancës fetare në Shqipëri? Kunderpyetja: Pse të kënaqemi me bashkëjetesën paqësore kur mund të kemi një shtet prej 28 ha brenda 28 mijë km/2

Harrojini projektet e zhvillimit, si ndërtimi i shkollave, autostradat, hekurudhat apo energjjne, harrojeni vizionin Shqipëria 2030! Ajo që na duhet është një shtet tjetër. Së paku, për dy arsye.

Arsyeja e parë është historike. Dy shtete shqiptare janë ndërtuar nga Fuqite e Mëdha. Është radha e shqiptarëve tani të bëjne vetë një shtet.

Bektashinjtë, që besojnë se Zoti na dha mendje që të “mendojmë” – një ide revolucionare për kohën që jetojmë, janë gati të kenë shtetin e vet në mes të Tiranës. Imagjinoni pak: pasaporta, kufij, trup diplomatik, roje, monedhen dhe territorin me përmasat e çerekut të Vatikanit në Rome. Shteti i ri do të përfshijë të gjitha elementet thelbësore: një sallë lutjesh, një muze, administrate, trup diplomatik, një kullë diplomatike si pallati i xhamte i OKB që të strehojë gjithë ambasadat.

Shteti i ri do të përfshijë të gjitha elementet thelbësore: një sallë lutjesh, një muze, administrate, etj. Të gjitha këto brenda një “enklave” të vogël me kupola, ku rregulli i vetëm do të jetë, “nuk ka rregulla”. Gratë? Vish çfarë të duash. Alkooli? Pa mase. Nëse Zoti do ndalonte alkoolin, me siguri nuk do të kishim hardhi.

Arsyeja e dytë, për nevojen e nje shteti të ri, është gjendja e shtetit 112 vjeçar. Nuk po e ndritim megjithëse bëjmë reforma pas reformash dhe punohet natë e ditë. Korrupsioni në vend që të ulet vjen duke u rritur, krimi i organizuar ka arritur nivele persosje.

Këto të këqija i kemi që nga koha e Perandorise Osmane. Duhet një shtet i ri, i pa infektuar nga e shkuara, që t’i tregojme botës se çfarë jemi në gjendje të bëjmë me duart tona. Duhet një shtet që ta bëj vetë drejtësinë pa vetting dhe pa pranine e huaj.

Edhe pak kohë dhe bota do të ketë Vatikanin 2.0, edicioni i Tiranës. Rama do jete papa pa tym te bardhe -vendim kardinalesh! Kush ka me nevojë për shekujt e burokracisë fetare të Romës kur mund të kesh të njëjtat vlera mistike pikërisht këtu, por me më pak rregulla dhe me më shumë dervishë?!

Në fund të fundit, përmasat e shtetit nuk kanë rëndësi, e rëndësishme është ideja. Siç thoshte dikur Viktor Hygo: me e fuqishme se forca e një ushtrie të madhe është fuqia e një ideje se cilës i ka ardhur koha!

Ka ardhur kohe tjetër: koha e tolerancës fetare, por tani me “kufij”!

Tashmë për besimtaret dhe ateistet ka më shumë zgjedhje: ose te Papa në Vatikan ose te Baba papa në Tiranë!

Advertisement