Connect with us

Kosova

Vatrat shekullore/ Vuçiç e Lavrov diskutojnë për situatën në Kosovë dhe heshtjen e Perëndimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavror, ku çështje diskutimi ishte edhe situata në Kosovë.

Vuçiç, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka njoftuar Lavrovin për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet e vazhdueshme “për dëbimin e popullsisë serbe nga vatrat shekullore, si dhe heshtjes së pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare”.

Vuçiç, ndër të tjera, ka bërë të ditur se biseda me kryediplomatin rus ka qenë i gjatë dhe i përzemërt.

“Kemi shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe, jemi dakorduar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta, dhe njëkohësisht kemi analizuar marrëdhëniet politike, me dëshirën për përmirësim të mëtejmë të komunikimit dhe bashkëpunimit në forume, organizata dhe institucione të ndryshme në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiç.

Njëkohësisht, Vuçiç e Lavror kanë shqyrtuar situatën, para së gjithash atë politike, në Bosnje dhe Hercegovinë, “krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulmet e vazhdueshme ndaj Republikës Srpska”.

“Është rënë dakord që të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve tona në fusha të ndryshme”.

Advertisement