Connect with us

Politike

Vazhdon PËRPLASJA Balla-Braçe! Kësaj here nisi për një…byrek

Kunja dhe ironi mes socialistëve në Fier, për…një byrek. Dita sot nisi me një postim të drejtuesit politik të qarkut të Fierit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit publikoi një foto në rrjetet e tij sociale, duke ngrënë në një nga vendet më të njohura të qytetit, ndërsa nuk e kurseu as pozën.

Taulant Balla: Mirëmëngjes çdo ditë takimet në Lushnje fillojnë herët, por pas një ndalese tek Vila Met Cela ku byreku dhe kosi janë të shkëlqyer. Ndërsa udhëtoni pranë Lushnjes, ka shumë e shumë arsye për t’u kthyer për një ndalesë në Qytetin e bukur të Kongresit.

Vazhdon PËRPLASJA Balla-Braçe! Kësaj here nisi për

Përgjigjia, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i erdhi nga Erion Braçe, deputet i zonës, i cili po në një postim shkruante se nuk e konsumonte byrekun duke thumbuar edhe qeverinë. Sipas tij, ai kishte dijeni se më çfarë prodhohej gjiza, duke risjellë edhe njëherë debatin për qumshtin pluhur për të cilin pati përplasje edhe me Ballën, por edhe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.

Vazhdon PËRPLASJA Balla-Braçe! Kësaj here nisi për

Erion Braçe: Shirat rikthehen e bimet ne toka nuk duhet te kalben prej lageshtires! Ne Goricaj, me Avni Sulen dhe punetoret e Bordit, per punen e perditshme; NUK NDALET! VO: Aaaa ndjese qe nuk po ha byrek; jo per gje po di me cfare behet gjiza!

Por kjo nuk është hera e parë që si Balla, ashtu edhe Braçe kanë konflikte me njëri-tjetrin në zonë, shumë prej të cilave janë bërë publike, por po ashtu, deputeti i ka evituar edhe takimet me kreun e gr.parlament në terren, por së fundmi është aluduar edhe për përplasje me kryeministrin Edi Rama. Për Braçen, Rama ka refuzuar shumë herë që t’i përgjigjej pyetjeve, duke e cilësuar si një figurë shumë të rëndësishme në selinë rozë.

Advertisement