Connect with us

Aktualitet

Vdekja e 14-vjeçarit/ Reagon AMA: Janë publikuar të dhëna të pakonfirmuara…

Tirana dhe mbarë opinioni publik është tronditur mesditën e djeshme pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

Për këtë situatë kia reaguar dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, e cila shprehet se mbulimi i kësaj dinamike po kryhet me profesionbalizëm dhe kujdes.

Ajo gjithashtu tregon se gjatë monitorimit janë vënë re dhe publikime të dhënash dhe hollësish të panevojshme apo të pakonfirmuara, të cilat do të trajtohen.

Reagim i Autoritetit te Mediave Audiovizive:

Prej ditës së hënë, 18.11.2024, edhe mediat audiovizive po përcjellin me informacione të ndryshme ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, viktimë e së cilës u bë një 14-vjeçar.

Mbulimi i dinamikës së ngjarjes dhe kërkimi i shkaqeve, që e shtynë grupin e adoshelentëve drejt dhunës, si pasojë e së cilës humbi jetën njëri prej tyre dhe u plagosën disa të tjerë, nga shumica e mediave audiovizive po kryhet me profesionalizëm dhe kujdes, që raportimi të mos lëndojë më shumë familjarët dhe të afërmit, në respekt të dhimbjes dhe dëshpërimit të tyre.

Gjatë monitorimit është vënë re megjithatë edhe publikim të dhënash dhe hollësish të panevojshme apo të pakonfirmuara, të cilat përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Natyrisht raste të tilla do të trajtohen, siç e parashikojnë dispozitat ligjore, por sot, më e rëndësishmja është ruajtja e etikës profesionale dhe respektimi i kodeve njerëzore.

Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, për të mos lejuar, që ngjarje të tilla të shndërrohen në precedent, Autoriteti i Mediave Audiovizive bën thirrje për profesionalizëm dhe përgjegjësi maksimale, përputhur me standardet e parashikuara në ligjin 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Kodin e Transmetimit dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili nga ana e vet, vijon monitorimin e transmetimeve, do të shqyrtojë çdo rast të mosrespektimit të kërkesave ligjore, duke ua adresuar ato redaksive respektive. Pritshmëria e Autoritetit është pasqyrimi sa profesional aq edhe etik i ngjarjes, në respekt të dhimbjes, ndjenjave dhe dinjitetit të të prekurve.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Advertisement