Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje me vdekjen e udhëheqësit më të rëndësishëm të opozitës ruse në dekadën e fundit, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në një burg në Siberi, ku po vuante dënimin me burg me masë 19 vite.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Macron shprehet se në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje.
“Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dërgohen në Gulag dhe dënohen me vdekje. Zemërim dhe indinjata.
I bëj homazhe kujtimit të Alexeï Navalny, përkushtimit, guximit të tij. Mendimet e mia shkojnë për familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus”,- shkruan Macron.