Politike
Vdekja e të riut në burg/ Berisha me akuza të forta: Vrasje në burgjet e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vdekjen e 38-vjeçarit Renalt Tahiri në burg. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kjo që ka ndodhur është një vrasje shtetërore. Po ashtu Berisha shtoi se familjarët e 38-vjeçarit e kanë marrë vesh dy ditë më vonë për vdekjen e atij.
Postimi i Plotë:
Vrasje tjetër shtetërore në burgjet ferr të Edvin Ramës! Të dashur miq, dy ditë më parë vdes në rrethana misterioze Renalto Tahiri, 38 vjeçar i burgosur me akuzën për vjedhje të një biçiklete, dy ditë para vdekjes. Familjarët e të ndjerit u njoftuan vetëm dy ditë pas vdekjes së tij në rrethana misterioze të cilat akuzojnë direkt xhelat me uniformë si vrasës të të riut. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës dhe denoncojë si krim të mirfilltë shtetëror si vrasje potencialisht në qeli të të riut Renalto Tahiri. I bëjë thirrje avokatit të popullit dhe Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje shtetërore të rradhës në burgjet e ferrit të narkoshtetit të Edi Ramës dhe të vendosin sanksionet që parashikon Konventa kundra Torturës në të cilën Shqipëria është palë!