Connect with us

Politike

Vdekja e të riut/ Rama: Nuk vdiq nga dhuna, por nga…

Duke folur për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti mesanatën e 20 tetorit në Komisariatin nr.3 në kryeqytet kryeministri, Edi Rama tha se nuk bëhet fjalë për dhunë policore por për diçka tjetër, por nuk dha më shumë sqarime duke shtuar pikpyetjet që janë ngritur.

Rama foli nga Elbasani ku po zhvillon një takim me qytetarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Kreu i ekzekutiv u ndal dhe tek opoizta për të cilët tha se dalin si tufë hijenash dhe i bëjnë njerëzit të ndihen keq.

Edi RamaNuk bëhet fjalë për asnjë lloj dhune, për asnjë lloj tejkalimi force nga ana e policisë, por bëhet fjalë për një gjë tjetër. Me gjithatë, unë nuk dua ta them dhe nuk dua t’i futem më thellë sepse dua ta respektoj viktimën. Dhe dalin një tufë hienash për t’i bërë njerëzit të ndjehen akoma më keq, të mendojnë akoma më keq në këtë kohë të zymtë. Nuk mund të jemi të ndarë nëse ka luftë apo jo, nëse janë ndikuar çmimet apo jo në Shqipëri nga lufta.

Advertisement