Connect with us

Kronike

Vdes çifti shqiptar në Greqi

Tragjik do të ishte udhëtimi në autostradën Patra Pirgos në Greqi, i çiftit shqiptar Eleni Çakuli dhe Theofil Karleci, me origjinë nga Saranda.

Të dy ata humbën jetën, pasi makina e tyre u përplas më një kamion mëngjesin e së martën në rrugën nacionale.

I plagosur mbeti edhe shoferi i kamionit, 70 vjeç, mjeti i të cilit u përmbys në rrugë pas përplasjes.

Pas plagëve të marra ata u dërguan me urgjencë në spital, por çifti 54 dhe 44 vjeç nuk mundën t;i shpëtonin dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga përplasja e fortë. Ata ndërruan jetë pak minuta diferencë nga njëri tjetri.

Ata kanë lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. Shqiptarët jetonin prej vitesh në Amaliada ku zotëronin edhe një lokal. Mediat vendase shkruajnë se komuniteti është tronditur pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të çiftit.

Ndërkaq, policia e trafikut në qytetin e Patras, po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit që deri tani janë ende të paqarta.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Ty7qof0koTY

Advertisement