Kosova
Vdes Mike Jackson komandanti i KFOR’it që i shporri forcat serbe nga Kosova
Mike Jackson ushtaraku i lartë britanik në rangun e gjeneralit, i cili në vitin 1999 kishte komanduar trupat e NATO’s që po hynin në Kosovë, pas 78 ditësh bombardimesh ndaj caqeve serbe, ka vdekur të martën.
Jackson, i cili paraprakisht po atë vit,në emër të NATO’s, ka negociuar me ushtarakët serbë kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë, ka shërbyer në Kosovë për 4 muaj.
Gjenerali i famshëm britanik, gjatë shërbimit në Kosovë kishte negociuar demilitarizimin e UÇK’së, nga e cila kishin dalë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.
Në një reagim, Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vdekjen e gjeneralit Sir Mike Jackson.
Ambasada Britanike po ashtu ka publikuar biografinë e gjeneralit Jackson.