Politike
Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri socialist, Ilir Beqja, e ish-deputetët Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako kanë refuzuar të votojnë.
4 socialistët e burgosur, të cilët ndodhen në ambientet e paraburgimit në Durrës, sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, nuk kanë pranuar që të shkojnë të votojnë.
Sipas të njëjtave burime mësohet se ata kanë kërkuar që të shprehin vullnetin e tyre me votë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.
Ndërkohë theksojmë se në burgun e Durrësit deri më tani kanë votuar 195 shtetas të burgosur.

