Connect with us

Kronike

Vëllai i vrau nusen/ Erjon Sinani: Kur shkova në shtëpi ishte bërë hataja

Dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, Roland Sinani vrau kunatën dhe më pas veten. Pas ngjarjes tragjike, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani për mediat, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë. Erjoni është shprehur se lajmin e hidhur e ka mësuar nga prindërit e tij.

“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.

Advertisement