Aktualitet
VENDIMI/ Ja zonat ku do të zhvillohet votim dhe numërim elektronik në Qarkun e Tiranës

Komisioni Rregullotar në KQZ ka vendosur me 4 vota pro që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të zhvillohet votim dhe numërim elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Muharrem Çaka ka votuar kundër.
Ishte përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, ai që propozoi që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhej vetëm në këto dy zona.
Komisioni Rregullator ndërpreu mbledhjen deri në një moment që do të kishte një përgjigje nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për këtë kërkesë të PD dhe nëse do të kishte një dakordësi edhe nga PS
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ra dakord me propozimin e PD-së. “Komisioneri është dakord në lidhje me propozimin e PD”, tha përfaqësuesja.
Ndërkohë, Komisioneri Shtetëror në propozimin fillestar për Komisionin Rregullator kishte propozuar që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të zhvillohej në disa njësi në Tiranë dhe Bashkinë Vorë.
Përkatësisht: në Njësinë Administrative nr.1
Njësinë Administrative nr.3
Njësinë Administrative nr.5
Njësinë Administrative nr.8
Njësinë Administrative nr.9
Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë
Njësitë Administative, Bërxull, Prezë si dhe në bashkinë Vorë

