Connect with us

Kosova

VENDIMI NR1/ Trump shkrin Gjykatën Speciale/ Çfarë paralajmëron eksperti i Gjeopolitikës

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, ka deklaruar se presidenti, Donald Trump ka mundësi që ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

Ai deklaroi se kjo ka mundësi të ndodhë për shkak se sipas tij republikanët mendojnë se edhe Trump është persekutuar me të njëjtën skemë.

Kulla gjithashtu ka shtuar se nëse ndodhë kjo, atëherë brenda vitit 2029 mund të pritet kthimi i atyre që aktualisht ndodhen në Hagë.

“Republikanët janë të qartë që do të shtyjnë për te shperbere gjykatat speciale siç është ajo e Kosovës apo siç është edhe ajo e Shqipërisë sepse ata mendojnë se me të njëjtën skemë është persekutuar edhe kandidati i tyre për president, Donald Trump. Kështu që ne…mund të projektojmë që brenda vitit 2029,mund të kemi kthimin e atyre që për një arsye ose tjetër janë në burgun e Hagës” – ka theksuar Kulla.

Kujtojme se Kandidati republikan Donald Trump të mërkurën është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm. Ai me një diferencë të madhe votash ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris. Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.

Advertisement