Connect with us

Rajon

Vendosa të vritem për Berishën/ Bylykbashi zbulon bisedën me…

Oerd Bylykbashi zbuloi një bisedë me një diplomate të lartë në Tiranë, para se t’i bashkohen në vitin 2021, Sali Berishës dhe takimeve të ‘Foltores’.

“Një fjalë që i kam thënë një diplomateje të lartë në Tiranë, kur mu shtrua çështja, do të shkosh me Bashën, apo me atë që ishte profilizuar si Foltorja.

Unë i thashë, një ushtri kur do të kalojë lumin dhe përballë e sulmojnë, janë tre opsione. Opsioni i parë; e humbasin toruan, qëndrojnë në mes të ujit, gjysma vriten e gjysma mbyten dhe ka humbur beteja.

Opsioni i dytë; është që tërhiqen, gjysma janë vrarë apo mbytur dhe gjysma kanë shpëtuar, por beteja sërish është humbur.

Opsioni i tretë; është që sulmo përpara, drejt bregut nga të sulmojnë dhe shanset janë gjysëm për gjysëm, që të vritet apo të fitosh betejën.

Dhe unë zgjedh këtë të tretën sepse të paktën ka një shans për fitore dhe nuk mund të kthehemi më pas.

Përballë kësaj, ose ne duhet që ta shpërthejmë këtë mur që ka krijuar Rama, i cili duket si i pathyeshëm është absolutisht i thyeshëm.

Ne duhet të jemi koherent, konsistent, jo vetëm me veprimet, por edhe me parimet tona. Duhet të jemi qartë tek parimet dhe mesazhet që japim.

Duhet të jemi matur në një seri gjërash që bëjmë, por nuk mund të bëjmë hapa pas.

Mbi 80 % e votuesve të opozitës na ka dhënë kreditin ne si opozita. Thjeshtë ne duhet të përmirësojmë ofertën politike, ti bindim shqiptarët që të mos hapemi vetëm me ide, por edhe me njerëz dhe sigurisht të luftojmë fortë që në zgjedhjet që vijnë, fusha e lojës të jetë sa më e barabartë.

Është betejë shumë e madhe, PD e ka bërë njëherë pas 2001, dhe e ka fituar”, tha Oerd Bylykbashi.

Advertisement