Lifestyle
Veprime që tërheqin meshkujt…
Pamja jonë është më shumë se sa një shprehje fizike. Një person mund të ketë tiparet më të bukura, por personaliteti i tij mund të jetë shumë egoist apo grykës, apo mizor. Gjithashtu, ju e projektoni brendësinë e vetes tuaj përmes mendimeve dhe qëllimeve.
Më poshtë, disa mënyra që të projektoni bukurinë e brendshme unike që ju keni, por që nuk e shfaqni.
Vetëbesimi
Është arsyeja e tërheqjes e njohur më universalisht. Nuk ka rëndësi seksi, kultura, mosha apo raca juaj, vetëbesimi është i detyrueshëm dhe plusi më i mirë. Ne duam një partner me vetëbesim, sepse duam të jemi me një person të fortë dhe të aftë. Nuk ka problem nëse nuk jeni personi me më shumë vetëbesim që ekziston, e rëndësishme është që të njihni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Këshilla për vetëbesimin është që “bëni sikur”, deri sa ta keni. Kjo është këshillë e mirë, por mos u përpiqni fort që të bëni si dikush që nuk jeni. Bëni kujdes të mos e teproni.
Sinqeriteti seksual dhe hapja
Kur jemi me dikë seksualisht: lakuriq, të ekspozuar, duke u shprehur në kaq shumë nivele, e rëndësishme është të jemi të thjeshtë e të ndershëm. Jini vetvetja, të përgatitur për të pranuar dhe dashur partnerin. Nëse ju të dy nuk e shprehni veten tuaj, atë që doni, atë që keni frikë, atë që shijoni, zhvillimi juaj dhe i marrëdhënies suaj do të jetë i avashtë dhe me vështirësi. Le të jetë një shprehje çliruese, dashurore, zbuluese mes ju të dyve.
Humori
E qeshura është pjesë themelore e jetës. Kultivojeni, ndajeni, shijojeni dhe kërkojeni. Jeta është e pafundme dhe mahnitëse. Ne duhet të kujtohemi herë pas here që të çlirohemi dhe të shijojmë atë që mundemi. Mund të hedhim dritë mbi një qasje të errët, apo mund të shtojmë gëzim në lumturinë e dikujt. Ky tipar është një prej më të vyerve.
Pasioni
Çfarë është jeta pa pasion? Shpresoj të mos e mësoj asnjëherë personalisht! Ndonjëherë ne ndihemi pa gjallëri apo aspak energjikë. Të jesh pasionant nuk do të thotë të jesh “i ndezur” 24 orë në ditë, do të thotë që kujdesesh, të bëhet vonë. Ju kujdeseni thellësisht për personin tjetër dhe për marrëdhënien tuaj. Ju jeni të gatshëm të bëni ç’është e nevojshme për të qenë të lumtur dhe për t’u sjellë lumturi atyre që doni dhe respektoni.
Vendosmëria
Nuk është e thënë të keni gjithë përgjigjet, por përgjigjet tuaja nuk janë asnjëherë të tmerrshme, si “Nuk e di”, apo “Si të duash”. Nëse ju bëjnë një pyetje, mos u shmangni. Nëse nuk i përgjigjeni dot drejtpërdrejtë apo në mënyrë specifike, atëherë shpjegoni se çfarë po ndodh.
Mirësia
Sapo nisi të shprehni në mënyrë të rehatshme një shumicë prej këtyre tipareve, kjo do të vijë natyrshëm. Eshtë e rëndësishme të ndiheni rehat me veten dhe zërin tuaj. Nuk është se do e përzgjidhni pamjen tuaj që ditën e parë, por do të jetë një imazh që do të zhvillohet gradualisht.
Pranoni miqtë e partnerit, ose të paktën bëni një përpjekje të sinqertë
Mos u përpiqni të detyroni një marrëdhënie mes jush dhe miqve të partnerit tuaj. Mos tregoni mungesë respekti ndaj tyre. Vazhdoni të jeni vetvetja dhe të mbështesni partnerin. Fokusi duhet të jetë gjithmonë që të siguroheni se ju të dy mbështesni njëri-tjetrin