Kosova
VERBIMI/ Një tjetër fatkeqësi godet Serbinë dhe që Vuçiç do ta zgjidhë
Dhjetë ditë pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk ka asnjë indikacion se do te vendosen sanksione të tilla. Por sipas analisteve ne Serbi, njoftimi i presidentit u përdor si për qëllime të politikës së jashtme dhe pazare të mundshme me rusët, ashtu edhe për “verbimin e syve” të opinionit vendas.
Më shumë se një javë më parë, Vuçiq, në një paraqitje të ftuar në stacionin televiziv pro-regjimit ‘Informer’, njoftoi se SHBA do të vendosë sanksione ndaj NIS për shkak të pjesës më të madhe ruse në atë kompani.
“Kjo na hap probleme me miqtë tanë rusë, nga ato politike e deri te gjithçka tjetër”, tha Vuçic dhe shtoi se sanskionet nuk duhet te vendosen “nga sot” dhe se Serbisë duhet t’i jepet një afat.
Ai gjtihashtu theksoi se në një situatë të tillë nuk ka zgjidhje të mira dhe se është e nevojshme që kjo çështje të diskutohet edhe me amerikanët edhe me rusët.
Në ditët në vijim kjo u bë një nga temat kryesore të opinionit dhe Vuçiq vazhdoi të fliste se si vendosja e sanksioneve do të kishte pasoja të mëdha për qytetarët e Serbisë, por edhe se do të sigurohej që ato të mos ndodhin.
Kështu, ai urdhëroi kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, që Qeveria të formonte një ekip që do të merrej me këtë çështje.
Edhe pse Hill nuk i komentoi deklaratat e presidentit Vucic, tha se sanksionet e mundshme janë çështje e Rusisë, jo e Serbisë.
Duke komentuar aspektin politik të deklaratës së presidentit dhe reagimin e Christopher Hill , analisti serb Dragomir Angjelkovic thotë për median serbe Danas se e gjithe historia është një mashtrim dhe theksoi se qytetarët e Serbisë e pëlqejnë të merren me politikë të jashtme dhe se kjo është “te rrembesh vemendjen”.
Nga ana tjetër, Angjelkovic theksoi se Vuçiq u ka premtuar amerikanëve edhe disa “kombinime energjetike” dhe se do të ishte e papërshtatshme për të që tani t’i nxirrte rusët në rruge.
I pyetur se deri në çfarë mase shpallja e sanksioneve shërbeu me sukses për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga ngjarjet aktuale në Serbi, Angjelkoviç tha se sigurisht që nuk do ta ketë potencialin te shpallet si ” mashtrimi i madh”