Lifestyle
Video mahnitëse, bebi rreth javës së 28-të hap sytë në bark
Si duket kur bebja hap e mbyll sytë?
Bebet në stomak zhvillohen nga një kokërr e vogël deri në qenie të vërtetë njerëzore të aftë për botën e jashtme.
Kur bëhet fjalë për zhvillimin e të parit te bebet, ato fillojnë të shohin dritën në muajin e dytë, por rreth javës së 28-të të shtatzënisë mund të hapin dhe t’i mbyllin sytë në mitër. Duket magjepsëse, apo jo?
Nëse drejtoni një elektrik dore në barkun tuaj shtatzënë, bebja do të trazohet dhe ju mund t’i ndieni ato lëvizje, por ajo që ju nuk mund të shihni dhe ajo që mund të regjistrojë ultrazëri është se foshnja do të mbyllë njërin sy në atë moment. Kjo mund të jetë loja e parë e saj.
Në imazhin e ultrazërit, shikoni si mbyll njërin sy bebja në stomak.
Ajo që është gjithashtu interesante kur bëhet fjalë për sytë e një të porsalinduri është se ata vazhdojnë të zhvillohen edhe pas lindjes. Edhe pse shumica e bebeve lindin me sy blu, kjo ngjyrë te shumica e tyre do të ndryshojë.
Sapo fëmija juaj sheh dritën në maternitet, në iris fillon prodhimi i melaninës, i cili mund të shkaktojë menjëherë një ndryshim në ngjyrë. Ngjyra e syve të fëmijës suaj në lindje do të varet nga niveli i melaninës, kështu që fëmija mund të ketë sy blu, gri, jeshilë ose kafe. Megjithatë, ngjyra e syve të saj nuk përcaktohet definitivisht këtu.
Me rritjen e foshnjës, prodhimi i pigmentit rritet, veçanërisht nëse ka një predispozitë gjenetike për të, pra nëse prindërit kanë sy të errët. Melanina është një proteinë dhe lloji dhe sasia e saj janë të shkruara në gjene, por ekziston një truk që mund t’ju ndihmojë të zbuloni se çfarë ngjyre do të kenë sytë e foshnjës tuaj.