Sport
Video/ “Mallkimi i maces”, fansat zbulojnë arsyen e eliminimit të Brazilit nga Copa America
Brazili vazhdon të vuajë dhe këtë e tregoi pas eliminimit që “Seleçao” pësoi nga Uruguai në çerekfinalet e Kupës së Amerikës.
Kjo gjë ka sjellë teori të çuditshme nga fansat, të cilët e lidhin këtë eliminim me të ashtuquajturën, “mallkimi i maces”.
Në konferencën përpara çerekfinales së Kupës së Botës 2022 me Kroacinë, në tavolinën ku ndodhej Vinicius kërceu një mace, teksa personeli që ndodhej me sulmuesin brazilian e mori dhe e hodhi nga tavolina, me fansat që shpërthyen kundër tij për dhunë ndaj kafshëve.
Në sfidën me Kroacinë, Brazili u eliminua pas penalltive, që më pas solli dhe pasoja të tjera në kombëtare. Menjëherë në kualifikueset e Botërorit të 2026-ës, “Seleçao” tregoi një formë të dobët, duke i habitur të gjithë.
Këtë kompeticion, Brazili shihej si favorite për të fituar titullin, gjë që nuk ndodhi, me fansat që u zhgënjyen nga Vinicius me shokë, teksa të gjithë tashmë besojnë se “mallkimi i maces” është i vërtet.