Pinknews
Video/ Momenti kur Gjesti hedh alkool në fytyrën e Loredanës, pamjet që nuk u trasmetuan
Mbrëmjen e djeshme, dasma e Jozit dhe Loredanës në Big Brother VIP Albania shkaktoi shumë reagime dhe diskutime mes banorëve, për shkak të një incidenti të papritur.
Gjesti, në një moment të papërmbajtur, ka hedhur alkool mbi çiftin, duke përfshirë Loredanën dhe më pas, Gerta, pa dashje, e goditi atë në sy.
Ky veprim shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, sidomos nga Rozana, e cila nuk e kurseu kritikën ndaj Gertës.
“E di çfarë ndodh kur i hedh alkool në sy një djali 24-vjeçar?” – tha Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës.
Por në videon e publikuar nga dasma zbulon një moment tjetër, kur edhe Gjesti, pa dashje, hedh alkool në fytyrën e Loredanës.
Megjithëse kjo pjesë nuk u përmend, pamjet janë të qarta, dhe duket se alkooli mund të kishte shkaktuar dëm të madh, duke mundur të lëndonte edhe Loredanën.
Banorët janë të shqetësuar për këtë incident dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre se si një moment i tillë mund të kishte pasur pasoja të rënda.
Banorët pranuan edhe një Zarf të Zi, duke e anuluar televotimin e javës.