Connect with us

Politike

VIDEO/ Rama në Vlorë, inspektim në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal

Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli kanë inspektuar punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal. Gjatë inspektimit Rama tha se ambicia është të bëjnë një një qendër teknologjike me mundësi për të mirëpritur një pjesë të vogël nga ajka e inovacionit të SHBA dhe Europës. Ai shtoi se kjo qendër do t’i japë një shtysë të re truizmit në Vlorë.

“Ambicia është të bëjmë një qendër teknologjike ku të kemi mundësi të mirëpresim një pjesë të vogël nga ajka e inovacionit të SHBA dhe Europës në kushtet e jashtëzakonshme që ka Vlora, Shqipëria, por edhe me gjithë legjislacionin përkatës, duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike, që tu krijojë mundësinë të jetë një vatër inovacioni dhe rinore për të rinjtë nga Shqipëria dhe gjitha llojet e gjuhëve të kontinenteve. Patjetër do t’i japë një shtysë të re truizmit në Vlorë”, tha Rama.

Advertisement