Kronike
VIDEO/ U plagos gjatë shpërthimit, momenti kur deputeti Bujar Çela mbërrin te Trauma
Deputeti Bujar Çela, që u plagos gjatë ditës së sotme, pas shpërthimit të një magazine në Lushnjë, ka mbërritur në spital.
Siç mund të shikohet nga pamjet, Çela zbritet nga ambulanca nga personeli dhe transportohet brenda ambienteve të spitalit.
Nga shpërthimi i një magazine në Lushnjë, dy persona kanë vdekur, babë e bir dhe shtatë të tjerë janë plagosur.