Pinknews
VIDEO/ Vis Pupa rrëfen historinë prekëse: Kam humbur babain në det
Gjatë mbrëmjes së djeshme Visi ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale.
Elvisi ka thënë se shpesh e mendon me dyshime qëndrimin brenda shtëpisë pasi ka pasur ngarkesë shumë të fortë emocionale.
Ai ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.
Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.