Rajon
VIDEO/ Vrasja e 40-vjeçares nga ish-bashkëshorti, publikohen pamjet pak minuta pas krimit
Publikohen pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë në Menidi, ku mbeti e vrarë me thikë 40-vjeçarja shqiptare, Enkelejda Danaj.
Në video, shfaqet gruaja fatkeqe e shtrirë në tokë pasi është goditur me thikë në bark.
Gruaja është pikasur nga fqinjët rreth orës 6 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Rasti po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve.
Sipas informacioneve, 40-vjeçarja kishte bërë më parë akuza për dhunë në familje ndaj bashkëshortit të saj, ndërsa policia e kërkonte atë si të dyshuar për vrasjen. Ankesa e parë është bërë dy vite më parë, ndërsa e dyta në periudhën e Pashkëve.
Një dëshmitar, i cili foli për MEGA tha se, menjëherë pas vrasjes, vajza e 40-vjeçares ka mbërritur në vendngjarje. Ajo filloi të qajë dhe të bërtasë, ajo kërkonte ndihmë, duke qarë dhe duke folur në telefon me vëllain e saj gjithashtu të mitur duke i thënë, “babai me siguri ka vrarë mamin”.
Në të njëjtën kohë është tronditur edhe një banore e Menidit, e cila me të mbërritur në vendin ku u gjet e pajetë 40-vjeçarja nga Shqipëria , pa – përveç trupit të gruas fatkeqe – edhe vajzën e saj në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.
“Një vajzë e vogël erdhi, këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante”, thotë ajo.
“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë”.
Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë, ndërsa tregon se e mitura teksa fliste në telefon thoshte ‘”më kanë vrarë mamin, e kanë vrarë. Mamaja ime, ajo ishte shumë e tronditur”.
Policia ka nisur hetime për të zbardhur vrasjen e gruas 40-vjeçare.
Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga EL.AS. rezulton se 40-vjeçarja, si në të shkuarën e afërt ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.
Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënime , lëndim fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori.
Në këtë pikë, duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo e kishte lejuar atë në vitin 2018.
Ankesa e fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kërcënimi, lëndimi trupor dhe abuzimi verbal).
Ai u arrestua dhe u dërgua në prokurori, ndërsa të premten, 17 maj 2024, do të dilte para gjykatës.
Komandanti i njësisë së dhunës në familje, e telefonoi dy ditë pas ngjarjes dhe ajo i tha se ishte mirë.
40-vjeçarja i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.
Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë.
Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe deklaroi se nuk dëshiron.
Tashmë hetimet e drejtuesve të EL.AS. i janë drejtuar këtij njeriu, i cili është në kërkim por ende nuk është gjetur.
Bashkëshorti i 40-vjeçares do të gjykohej nesër për dhunë në familje.