Kosova
Vizita e parë e një zyrtari të huaj, e cila u shua me bubullimë nga autoritetet në Beograd
Analisti i njohur politik Boshko Jakshiç ka thene në një shkrim autorial se shumë nga udhëtimet e shefit të CIA-s kanë kaluar nën radar. Por nëse ai nuk i fshehu vizitat e tij në Sarajevë dhe Prishtinë, pse e fshehu ardhjen e tij në Beograd? Sipas tij, Vuçic duhet të ketë insistuar për këtë.
Po si duhet të komentohen mesazhet e Burns, i cili nuk përdor fraza diplomatike.
Jakshiç shkruan se “Perëndimi është i mërzitur dhe në kohët e luftërave në Ukrainë dhe Gaza, ai nuk ka nevojë për kriza të reja”
“Burns përdori pushimin midis dy misioneve të vështira të Lindjes së Mesme për të ardhur në Ballkanin Perëndimor, një rajon që për dekada zotëron dy pika nevralgjike: Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën, një tjetër terren trajnimi ku interesat e SHBA- së përplasen drejtpërdrejt me sfidat më të mëdha të Amerikës në “konkurrencën strategjike” me Kinën në rritje dhe ambicioze, si edhe Rusinë , e cila vazhdimisht na kujton se një fuqi në rënie mund të jetë po aq shkatërruese sa një fuqi në rritje. Në tokën e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Serbisë, Rusia dhe Kina janë shumë të pranishme. Fakti që Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte në Beograd konfirmon shqetësimin në rritje të Perëndimit” – ka theksuar Jakshiç
Uashingtoni e futi Milorad Dodikun në “listën e zezë” dhe kreu i CIA-s është çelësi i lëvizjes së tij, por rezulton se kjo nuk mjafton që ai të ndalojë së kërcënuari idenë e “shkëputjes paqësore” të Bosnjë-Hercegovinës.
“Dodik nuk është më pak provokues ndaj ambasadorit amerikan në Bosnje-Hercegovinë, Michael Murphy, të cilin e quan “kauboj” dhe “thashethemexhiu më i keq”. Nëse një diplomat amerikan është rojtari i Dejtonit, atëherë është njësoj si te historia “dhia ruan lakrën – dënimi është i garantuar”. “Provoje dhe do të jetë fundi yt i tmerrshëm.” – ka potencuar analisti politik, sipas te cilit, “Burns do të preferonte që Dodik të largohej, për të ndërprerë ndikimin e Moskës, potenciali i së cilës për destabilizimin e rajonit është më i madhi në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk ka dyshim se vizita e tij në Sarajevë është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj atyre aspiratave shkatërruese”.